Skenari i “Babale 1”, Rama: Bashkëpunim me krimin e organizuar dhe përfshirje korruptive e partisë politike

Skenari i “Babale 1”, Rama: Bashkëpunim me krimin e organizuar dhe përfshirje korruptive e partisë politike

Skenari i “Babale 1”, Rama: Bashkëpunim me krimin e organizuar dhe përfshirje korruptive e partisë politikehttps://ata.gov.al/2018/10/09/skenari-i-babale-1-rama-bashkepunim-me-krimin-e-organizuar-dhe-perfshirje-korruptive-e-partise-politike/“Filmi Babale 1” është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar”, deklaroi sot kryeministri Rama duke theksuar se në këtë shfaqje ka pasur “përfshirje të krimit të organizuar, korrupsion dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe oferta korruptive.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 9 Tetor 2018

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ “Filmi Babale 1” është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar”, – deklaroi sot Kryeministri Rama, duke theksuar se në këtë shfaqje ka pasur “përfshirje të krimit të organizuar, korrupsion dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe oferta korruptive”.

Në një dalje për mediet, Rama u shpreh se, “në filmin ‘Babale 1’ kemi bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar, të burgosur të krimit të organizuar. Kemi korrupsion. Kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim dhe me oferta korruptive. Dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta të shtetit shqiptar. Unë do t’ju ftoja që të jepnit një ndihmesë për publikun, që kjo shfaqje ekstreme e brutalitetit të politikës më të ulët ndaj opinionit publik të mos kalojë si një nga shfaqet e radhës”, – theksoi Kryeministri Edi Rama.

Përsa i përket platformës “Për çlirimin e zgjedhjeve” të prezantuar dje nga opozita, Rama u shpreh se, “të them të drejtën, kam qenë i zënë dje me demaskimin e ‘Kinostudios’ dhe nuk kam parë ndonjë platformë”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.