Klosi: Bum turistësh të huaj, 15% më shumë vetëm nga porti i Durrësit

1938

Klosi: Bum turistësh të huaj, 15% më shumë vetëm nga porti i Durrësit

Klosi: Bum turistësh të huaj, 15% më shumë vetëm nga porti i Durrësit“Ne këtë vit presim që të jenë mbi 6 milionë turistë të huaj, që krahasuar me një vit më parë me 5.1 milionë turistë shënojnë një rritje shumë më të madhe. Dhe vitin tjetër padyshim në qoftë se vazhdojmë përpjekjet tona do të shkojmë në 7 mbase. 7.1 apo 7.2 milionë turistë”, tha ministri Klosi.http://ata.gov.al/2018/10/09/klosi-bum-turistesh-te-huaj-15-me-shume-vetem-nga-porti-i-durresit/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 9 Tetor 2018

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Viti 2018 shënon rritjen më të madhe të numrit të turistëve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, ku vetëm nga porti i Durrësit shënohet një rritje me 15% e turistëve të huaj.

Këtë deklaratë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e bëri gjatë analizës së sezonit turistik në Durrës. Ministri vlerësoi se “ky qark i ka të gjitha komponentët e asaj që duhet bërë për turizmin në Shqipëri, që nga porti, kapacitetet akomoduese, agroturizmi deri tek malet dhe rrethi Krujës”.

Shifrat kokëforte, sipas tij, tregojnë se në gusht numri i turistëve ishte 27% më shumë se në gushtin e 2017-s. Megjithatë, treguesi më i rëndësishëm janë shifrat e shtatorit, 31% turistë më shumë se vjet.

“Ne këtë vit presim që të jenë mbi 6 milionë turistë të huaj, që krahasuar me një vit më parë me 5.1 milionë turistë shënojnë një rritje shumë më të madhe. Dhe vitin tjetër padyshim në qoftë se vazhdojmë përpjekjet tona do të shkojmë në 7 mbase. 7.1 apo 7.2 milionë turistë”, tha ministri Klosi.

Turizmi 2018, përveç se një histori suksesi, sipas Klosit, shton përgjegjësitë për të rritur kapacitetet sasiore dhe cilësore akomoduese për të pritur kaq shumë turistë.

Këto rezultate pozitive, sipas tij, tregojnë se ka ardhur koha që të ngrihet komuniteti i turizmit, me njerëz që e kanë biznes 12-mujor turizmin.

“Ka ardhur koha që të merren të gjitha masat që tani për vitin e ardhshëm, plazhet të kenë roje bregdetare, shërbime cilësore dhe të sigurta, sinjalistikë në plazhe, ushqime të kontrolluara. Ashtu sikurse ka ardhur koha që në Shqipëri, destinacioni turistik të shndërrohet në një lloj konkurrimi mes destinacioneve. Si për shembull, pse duhet të zgjedh Durrësin dhe jo Sarandën?”, vijoi ministri.

Durrësi, sipas, tij, “është shembulli më i hapur në Shqipëri se si turizmi nuk mund të jetë vetëm në një sezon”. “Hotelet e Durrësit sot janë hotelet e para në Shqipëri, që kanë marrë kontratat e para edhe mbi 210 ditë. Kjo është shumë më shumë sesa ajo që ne mendonim, shume më shumë sesa është realiteti i të gjitha hoteleve të tjera, dhe në fakt edhe më shumë sesa ka rajoni kontrata turistike”, tha Klosi./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.