KANBERRA – Australia kërkon largimin e migrantëve nga qytetet e mëdha

71

KANBERRA, 9 tetor /ATSH-AFP/ – Australia po studion masat për të detyruar migrantët për të banuar për shumë vite në zonat rurale dhe në qytezat e largëta për të liruar qendrat e mëdha urbane, njoftuan sot autoritetet.

Kontinenti i madh ishull është kryesisht me një dendësi të ulët të popullsisë, por norma e rritjes vjetore të popullsisë prej 25 milionë banorë është me 1,6%, një nga më të lartat e OECD-së.

”Sidneji, Melburni dhe pjesa juglindore e Kuinslendit renditen në mesin e zonave urbane me rritjen më të shpejtë në botë, e nxitur nga një imigracion i konsiderueshëm”, deklaroi Alan Tudge, ministër i Infrastrukturës Urbane dhe Demografisë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.