“Juventus” në Tiranë, hap akademinë e futbollit

TIRANË, 9 Tetor /ATSH/ -Ekipi i Juventusit së shpejti do të hapë akademinë e saj në Tiranë.

Kështu paralajmëroi drejtori i akademisë së “Zonjës së Vjetër” Marco Degortes.

“Projekti i Juventusit u jep mundësi fëmijëve që të punojnë sipas metodologjisë së Juventusit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin teknik apo taktik. Ajo që ka ndërmend të bëjë Juventusi është të sjellë eksperiencën në formimin e fëmijëve si persona e si futbollistë”, tha Marco Degortes, Menaxher i Juventus Academy.

Juventusi ka 54 akademi të saj në mbarë botën dhe 100 kampe verore ku të regjistruar janë mbi 15 mijë fëmije. Degortes bëri të ditur gjithashtu se Akademia e Juventusit do të nisë të funksionojë zyrtarisht në datën 15 tetor.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.