HAPËSIRË – Zbulohet një objekt i ri shumë larg nga sistemit diellor

101

ANKARA, 9 tetor /ATSH-AA/ –  Është zbuluar një objekt i ri shumë larg nga sistemi diellor.

Objekti është zbuluar nga Scott Sheppard i institutit shkencor ”Carnegie”, Chad Trujillo në Universitetin e Arizonës Veriore dhe David Tholen nga Universiteti i Hawait, ndërsa e kanë emërtuar si “2015 TG387”.

Detajet rreth zbulimit, i cili ka nevojë për ripërcaktimin se ku përfundon sistemi diellor, janë njoftuar nga Unioni Ndërkombëtar i Astronomisë.

Zbulimi i cili u publikua edhe në revistën “Astronomical Journal”, ishte bërë pasi që kërkohej një super botë larg nga sistemi diellor dhe një planeti X.

2015 TG387 është zbuluar se gjendet shumë larg Plutonit dhe se është larg nga Dielli 80 herë sa distanca mes qendrës së Diellit dhe të Tokës.  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.