Elton John, turne lamtumire edhe në Europë

TIRANË,9 tetor /ATSH / Ylli i popit britanik, Elton John, nisi në shtator në SHBA turneun botëror të lamtumirës, ai do të vijojë në Europë, përfshirë katër shfaqje në Francë, menaxheri i tij bën të ditur se këngëtari 71-vjeçar do të performojë në stadiumin ”Pierre-Mauroy” në Lilë më 18 qershor, të vitit të ardhshëm gjithashtu edhe në ”AccorHotels Arena” në Paris më 20 qershor, në ”Arkea Arena” në Bordo më 22 qershor si dhe në “Arenes de Nimes” më 23 qershor.

Biletat për katër koncertet do të dalin në shitje të mërkurën më 17 tetor.

m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.