Ed Sheeran, artisti më i pasur në botë fiton 85 mijë euro në ditë

80

TIRANË, 9 tetor/ATSH/- Forbes e kishte kurorëzuar disa muaj më parë si artistin që kishte fituar më shumë në vitin 2018. Fundjavën e kaluar shoqëria e tij, Ed Sheeran Ltd, bëri publike llogaritë e tij duke konfirmuar , ashtu siç bëri të ditur revista “The Sun”, titullin :Ed Sheeran është këngëtari më i pasur në botë. Këngëtari 27 vjeçar ka mbledhur 85 mijë euro në ditë me një përfitim prej pothuajse 31 milionë euro.

Pavarësisht se ka paguar 6 milionë euro taksa në Mbretërinë e Bashkuar (shumë më tepër se sa kompania Facebook ka paguar në 2015 dhe 2016) Ed Sheeran është ende artisti solist më i pasur në botë.

Sipas llogarive të bëra publike nga kompania e tij, aktiviteti kryesor i këngëtarit britanik do të kishte faturuar 41 milionë e 390 mijë euro me një fitim bruto prej pothuajse 31 milionë, që do të thotë 85 mijë euro në ditë dhe 3 mijë e 500 euro në orë.

Megjithë përfitimet e mëdha, i pasuri Ed ka për veten e tij, me sa duket, vetëm 9 mijë e 300 euro, edhe nëse në bankë do të kishte lënë mënjanë më shumë se 18 milionë.

Në një intervistë me “OK! Magazine” vitin e kaluar Ed pranoi se paratë nuk ishin motivimi i tij, me kusht që ai të ishte “i qetë” dhe i dhuroi shumicën.

“Për mua vlen ky rregull, atë që fiton shpenzoje, sapo hyn diçka, atëherë duhet të dal. Nuk i jap shumë vlerë parave. Kanë shumë më tepër miqtë dhe familja ime. Shumë nga paratë e mia shkojnë në bamirësi, ose në spitale për fëmijët pranë vendit ku unë jetoj, kam mjaft për t’u ndier mirë dhe pjesa tjetër shkon për të ndihmuar njerëzit”, tha ai.

“Unë mendoj se paraja është rrënja e të gjitha të këqijave, unë kurrë nuk kam humbur më shumë miq në jetën time, sesa kur paraja erdhi në jetën time …”, është shprehur Ed Sheeran./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.