Bankat – Rënia e kredive të këqija rriti fitimet në vlerën e 13.2 miliardë lekë

TIRANË, 9 tetor /ATSH/- Bankat tregtare në vend rritën fitimin progresiv në 8-mujorin e vitit 2018 në vlerën 13.2 miliardë lekë, kundrejt rritjes së fitimit prej 12.6 miliardë lekë që ishte në 7-mujorin 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, faktori më përcaktues në ruajtjen e fitimeve të larta edhe këtë vit është rënia e kredive të këqija. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të gushtit, raporti i kredive me probleme ishte 12.9%, në nivelin më të ulët që nga viti 2010.

Gjatë këtij viti, efektin kryesor në uljen e këtij treguesi po e japin ristrukturimet dhe rikthimet e kredive, ndërsa deri vitin e kaluar rënia e kredive me probleme ishte sidomos rezultat i fshirjes së huave të humbura. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.