“American Music Awards” pushtohet nga tre shqiptare

101

TIRANË,9 tetor /ATSH/ – Përpara ceremonisë vjetore të American Music Awards, abc NEWS ka lajmëruar se kush do jenë yjet që do prezantojnë eventin e madh muzikor.

Eventi do të mbahet mbrëmjen e sotme në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles, të Kalifornisë, SHBA.

Një mori personazhesh të famshëm do të moderojnë AMA-s dhe përfshijnë disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, televizion dhe film.

Më parë u lajmërua se një nga prezantueset do të jetë Rita Ora, ndërsa vjen edhe lajmi se midis tyre është dhe Bebe Rexha.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ndërsa Dua Lipa pritet të perfomojë në AMA-s dhe paralajmëroi se do të vijë plot supriza.

Midis yjeve që do prezantojnë janë The Chainsmokers, Normani, Rita Ora, Sara Gilbert, Macaulay Culkin, Billy Eichner, Amber Heard, Heidi Klum, Tyra Banks, Busy Philipps, John Stamos dhe Constancewu.

Kurse personazhet që do performojnë janë Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shawn Mendes me Zedd, Carrie Underwood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.