UKT ndërhyn në rrjetin e Njësisë 2

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë është duke ndërmarrë një sërë investimesh në kryeqytet, si për furnizimin me ujë të pijshëm banorët e zonësh dhe duke pastruar rrjetin e kanalizimeve. UKT është ndalur në Njësinë nr. 2 në Tiranë, ku pas zgjidhjes së problemit në rrjetin e kanalizimeve, ku u ndërtua edhe një kolektor i ri, kësaj here ndërmarrja është duke shtruar rrjetin e ri të ujësjellësit në këtë njësi. Ky investim do të përmirësojë shërbimin e furnizimit me ujë për afro 1 mijë banorë, pasi linja është tërësisht e re dhe po ndërtohet me materiale cilësore. Ndërkohë UKT është duke punuar në disa lagje të kryeqytetit për përmirësimin e ujit të pijshëm, si edhe për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve, për të evituar përmbytjet.

UKT po vazhdon punën për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit pranë Kishës Orthodhokse në “Rrugën e Kavajës”, çka pritet të sjellë më shumë ujë cilësor në shtëpitë e banorëve të kësaj lagjeje. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.