TURQI – Arrestohen 774 persona për lidhje me terrorizmin

58

STAMBOLL, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet policore ne Turqi vazhdojnë arrestimet masive të personave të akuzuar për terrorizëm, sipas Ministrisë së Brendshme turke.

“Javën e fundit u arrestuan 774 persona, 459 prej të cilëve dyshohen si përkrahës të rrjetit të Fethullah Gulenit”, theksoi Ministria e Brendshme turke në një komunikatë për shtyp.

Ndër të arrestuarit, 257 persona janë bashkëpunëtorë të partisë kurde PKK  dhe figurojnë në listat e të burgosurve, 32 persona për lidhje me grupin terrorist ISIS dhe 26 persona për lidhje me grupimet e paligjshme të ekstremit të majtë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.