Pogradec/ Bashkia, aksion për pastrimin e qytetit

129

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ – Bashkia e Pogradecit ka filluar një aksion për pastrimin e qytetit, i cili do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme dhe në ditët në vazhdim.
Ky aksion shtrihet në disa pika të rëndësishme, si tek shkolla “Muharrem Collaku”, një pikë tjetër ishte dhe rruga përbri fushës sportive, e cila lidhet me rrugën e Volorekës, por pika më e madhe ishte tek ish-Vilat. Pogradeci sot është një qytet më i pastër dhe më i mirë për të jetuar. Njerëzit mund të kenë vlerësime të ndryshme, për punën e Bashkisë, por bashkia Pogradec po synon që nëpërmjet kësaj nisme t’i japë zgjidhje më të mirë, më efikase dhe më ambientaliste të gjithë vijës bregliqenore.
Tashmë Pogradeci është shumë herë më i pastër, shumë më i gjelbër se çka qenë.
Bashkia e Pogradecit i bën thirrje qytetarëve që mbeturinat të hidhen në kosha dhe të mundohen që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.