Parametrat e sigurisë, Policia e Tiranës 73 arrestime në një javë

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ – 268 shtetas u proceduan penalisht nga Policia e Tiranës gjatë javës që kaloi. Policia e Tiranës thotë se nga këta shtetas, 73 u arrestuan për vepra të ndryshme penale, 175 shtetas u proceduan në gjendje të lirë, 20 shtetas u shpallën në kërkim.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara javën e shkuar u proceduan penalisht 58 shtetas, 14 u proceduan për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 37 shtetas u proceduan për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, 7 shtetas u proceduan për “Largim nga vendi i aksidentit”.

Policia e kryeqytetit njofton se kanë vijuar takimet sensibilizuese me komunitetin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe ka vijuar kontrolli i territorit.

Policia e Tiranës bën me dije se janë plotësuar 23 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme. Dhe janë kryer takime e mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë. o/l/.j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.