OSHEE kufizon energjinë elektrike në Kukës dhe Tropojë, shkak remonti

TIRANË, 8 tetor /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abonentët e qyteteve të Kukësit dhe Tropojës, se në datën 9 tetor (e martë) do të këtë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të remontit.

Në një njoftim, OSHEE shprehet se “për shkak të remontit në nënstacionin Krumë, në datën 9 tetor do të stakohet energjia në intervalin kohor 10:00-16:00. Pa energji do të mbesin këto zona: Zahrisht dhe Pla, Nikoliq, St/Pompa Pla Krumë, Vllahën dhe Nikoliq (2 kabina), Ujësjellësi Krumë, Bardhej, Helshan, Kostur, Perollaj, Ukperaj”.

Po ashtu, OSHEE sqaron më tej se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike edhe në fshatrat e Tropojës: Kam, Zogaj, Kepenek dhe Xhuxhë, Qarr, Golaj, Qarrë, Letaj, Zgjeçetj, Pla, Brat, Dobrunë, dogana Qafë-Prush, Cahan, Kishaj, Mujaj, Pogaj, ant. AMC, Ant. PLUS, St/P Ujësjellës Cahan, Fajzë, Brenogë, Vranisht, Sefoll, Metaliaj, Myc-Has, Tregtan, bashkia Krumë (lagjet: Nr. 1, 2, zona industriale, lagjja informale, Kodra e Madhe, Pekë, Gajrep, spitali Krumë, firma “Elmir”. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.