Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ngjyra rozë ndriçon Ministrinë e Shëndetësisë

185

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ – Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, përveçse rëndësisë që ka për gratë dhe vajzat të cilat marrin edhe informacionin e duhur sesi duhet të parandalohet ose kurohet një sëmundje e tillë, këtij muaji, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për të theksuar rëndësinë e këtij muaji për gratë dhe vajzat, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur drita rozë, në fasadën e saj.

Ministria ka publikuar disa foto në faqen zyrtare të cilat janë shoqëruar me një apel për vajzat dhe gratë shqiptare.

“Merr kontakt me mjekun e familjes. Mos e shtyj kontrollin, bëj mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet publike”, shkruhet në njoftim./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.