INFORMATIKË – “Facebook” prezanton “Portal”, ekrani që shërben për të bërë video-telefonata

125

KALIFRONI, 8 tetor /ATSH-AFP/ – “Facebook” njoftoi sot tregtimin e ekraneve të ndërlidhur që mundësojnë të zhvillosh video-telefonata nëpërmjet një kamere me kënd të gjerë dhe të pajisur me inteligjencë artificiale, një ndryshim strategjik për rrjetin social që është duke u përballur me shumë probleme.

“Kjo është një kthesë”, thotë Andrew Bosworth, zëvendëspresident i pajisjeve për konsum tek “Facebook”.

“Telefonatat video nuk pushojnë së rrituri, (…) por mjetet aktuale janë shumë të limituara. Ne duhet të prodhojmë aparaturat tona”, shpjegon Bosworth.

Duke filluar nga sot, në SHBA, konsumatorët mund të porosisin keta ekranë me rezolucion HD, që ekzistojnë në dy madhësi (10 dhe 15 polësh, me 199 dhe 349 dollarë). Përdoruesi mjafton të kërkojë të telefonojë një prej kontakteve të tij duke filluar fjalinë me “Hey Portal”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.