FOTO/ Korçë, Kisha e Ristozit monumenti i fundit nga shekulli i XIV

374

TIRANË,8 tetor /ATSH/ – Vijon puna për restaurimin e Kishës së Ristozit në Mborje të Korçës.

Përgjatë inspektimit të fundit në objekt ishte i pranishëm edhe profesor Pirro Thomo, i cili së bashku me specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë diskutuan mbi ndërhyrjen e konsolidimit strukturor dhe arkitektonik të kupolës dhe tamburit të kishës.

Faza e tretë e punimeve në këtë pasuri kulture konsiston në konsolidimin e kupolës dhe tamburit, si dhe restaurimin arkitektonik të saj. Gjithashtu, po kryhet edhe konservimi dhe restaurimi i pikturës murale.

Kisha e Ristozit, monument kulture i kategorisë së I-rë, bën pjesë në tipologjinë e kishave në formë kryqi të brendashkruar me kupolë, pa mbështetje të brendshme. Kjo kishë është monumenti i fundit i datuar i shek. XIV që njihet në vendin tonë./a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.