Durrës/ Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ – Investimet në rrjetin energjetik kanë bërë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë të kufizojë energjinë në disa zona të vendit, duke kryer remonte të planifikuara.

Për shkak të remontit të planifikuar të OST në nënstacionin Fushë-Krujë, në datën 9 tetor, në intervalin kohor 03:30-07:00 të mëngjesit, do të stakohet energjia në këto zona në Krujë:
Fabrika e Çimentos (Zallë), lagjet: “SMT”, “Pallati Hark”, “Bakushë Visha”, “Tregtia”, “Hekurudha”, “Hasan”; fshatrat: Larushk, Zezë, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikël, Shelqet, Magazë, Fabrika e Tullave, fshati Zallë; lagjet: Fshat Fushë-Krujë, Rruga e Krujës, Lagjia e Burgut, Kodra e Celëve, Lagjia e Delvinëve, Kastriot i Ri, Kastriot i Vjetër, Adem Gjeli, Arrameras, Vath, Borizanë, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Brrok, Ura e Gjolës; subjektet private përgjatë rrugës Fushë-Krujë-Laç, si dhe Pompat Durrës. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.