BM – Londra: Ka ende probleme të mëdha për të zgjidhur për Brexin

LONDËR, 8 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike parashikoi sot se vazhdon të ketë probleme të mëdha për t’u zgjidhur në negociatat me Brukselin në lidhje ma ndarjen e Londrës nga Bashkimi Europian të parashikuar më 29 mars 2019.

“Gjithnjë jemi shprehur se po punojmë fuqishëm për të arritur një marrëveshje këtë vjeshtë dhe kjo po vazdhon”, deklaroi një zëdhënës i Theresa May gjatë një konference të rregullt për shtyp.

“Ka probleme të mëdha për të zgjidhur dhe sikurse ka thënë kryeministrja, kjo kërkon përpjekje edhe nga ana e Bashkimit Europian”, shtoi ai.

“Bisedime teknike do të zhvillohen në Bruksel këtë javë, në prani të përfaqësuesve të dy palëve por ministri i ngarkuar me Brexit, Dominic Raab, nuk ka parashikuar që të marrë pjesë”, vazhdoi zëdhënësi. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.