Ambasada uron ekipin austriak, pjesëmarrës në maratonën e Tiranës

TIRANË, 8 tetor /ATSH – I. Vata/ – Ambasada austriake në Tiranë ka uruar sot ekipin austriak prej 30 pjesëmarrësish në maratonën e Tiranës.

“Urime të gjithë atyre që vrapuan të dielën në edicionin e tretë të gjysmëmaratonës së Tiranës. Shpresojmë që të jeni kënaqur”, shprehet Ambasada.

Po ashtu Ambasada austriake në Tiranë shton se “të gjithë jemi fitues të Maratonës së Tiranës. Një ‘bravo’ të madhe për ekipin mbresëlënës austriak, me më shumë se 30 pjesëmarrës nga Ambasada, përfaqësues nga shkolla austriake ‘Peter Maringer’ në Shkodër dhe maratona e Vjenës që arritën vijën e finishit”.

Po ashtu, Ambasada përcjell edhe një set fotosh të garuesve austriakë në maratonën e Tiranës, duke promovuar vlerat sportive të kryeqytetit shqiptar. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.