Në 6 vjet, u ndërhy në 455 kilometra rrugë kombëtare

Në 6 vjet, u ndërhy në 455 kilometra rrugë kombëtare

Për 6 vjet, për gjatë viteve 2013-2018 është ndërhyre në 455 km rrugë kombëtare. Janë ndërtuar 325 km rrugë të reja. Janë sistemuar dhe asfaltuar 220 km rrugë ekzistuese, dhe u përmirësua sinjalistika në 664 km rrugë ekzistuese.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 7 Tetor 2018

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Nisja nga puna e landfillit të Maliqit dhe vazhdimi i punimeve në tunelet panoramike të Pogradecit janë dy prej punëve madhore të kësaj jave të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.  Ndërkohë, 143 kilometra nga 215 të tillë të gjurmës së TAP, janë rikthyer në gjendjen e mëparshme, dhe fermerët kanë nisur t’i kultivojnë.

Ndërkohë, gjatë viteve të fundit, janë investuar nga buxheti i shtetit 70 miliardë lekë që së bashku me 32 miliardë lekë investime të huaja shkuan për të përfunduar 78 objekte rrugore.

Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë publikoi të dhënat mbi investimet e kryera për infrastrukturën rrugore gjatë 6 viteve të fundit, ndërkohë që thotë se janë inkurajuar investimet e huaja në energji dhe industri.

Rehabilitimi i aksit Murriqan-Shkodër, i rrugës Vorë- Fushë Krujë, punimet e emergjencës në Tamarë për sigurimin e rrugës nga rënia e gurëve, punimet e emergjencës në Xhyrë përmbyllin një javë të ngjeshur për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Nga shifrat e publikuara nga kjo ministri del që nga viti 2013 deri në vitin 2018, u financuan nga buxheti i shtetit 70 miliardë lek ndërsa nga financime e huaja 32 miliardë lek për të përfunduar 78 objekte rrugore.

Nga këto 70 miliardë lekë, 40.3% shkuan për ndërtimin e rrugëve të reja dhe rikonstruksionin e rrugëve ekzistuese. 24.8% u shpenzuan për asfaltim, sistemim dhe riveshje. 16.3% ishin borxhe të prapambetura deri ne 2013. 11% u shpenzua për mirëmbajtjen e akseve rrugore, ndërsa 5.7% për sinjalistikë dhe për sigurinë rrugore.  1.9%  u zhpenzua për ndërtimin apo rikonstruksionin e urave dhe veprave të artit.

Ministria sqaron se në vitin 2013 Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte 15 miliardë lekë borxhe, ndërsa sot në vitin 2018 borxhi është ulur në 0.5 miliardë lekë.

Për 6 vjet, për gjatë viteve 2013-2018 është ndërhyre në 455 km rrugë kombëtare.

Janë ndërtuar 325 km rrugë të reja.

Janë sistemuar dhe asfaltuar 220 km rrugë ekzistuese, dhe u përmirësua sinjalistika në 664 km rrugë ekzistuese. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.