IZRAEL – Netanyahu takohet me Putinin pas rrëzimit të avionit luftarak rus

TEL AVIV, /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin për të diskutuar për koordinimin ushtarak në takimin e parë që prej akuzave të bëra nga Rusia kundër Izraelit për rrëzimin e një avioni luftarak rus në Siri muajin e kaluar.

“Pak çaste më parë fola me presidentin Putin. Ne pranuam të takohemi shpejt për të vazhduar koordinimin e rëndësishëm të sigurisë së ndërsjellë ushtarake”, deklaroi kryeministri izraelit në fillim të javës nga kabineti i tij në Jeruzalem.

Ushtria ruse fajëson Izraelin për atë që Tel Avivi e cilësoi si “mungesë profesionalizmi ose neglizhencë kriminale” që bëri që mbrojtja ajrore siriane gabimisht të rrëzojë avionin rus ndërkohë që përpiqej të shënjestronte një avion izraelit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.