Tiranë, linjë e re ujësjellësi për banorët e rrugës “Xhavit Shyqyri Demneri” 

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Në kuadër të investimeve për përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka finalizuar punën për ndërtimin e linjës së re të ujësjellësit në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”.

Me një ekip profesionistësh dhe me mjetet e nevojshme, UKT ka shtrirë investimet në këtë zonë për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve.

Linja e re është tërësisht me materiale cilësore dhe tashmë është gati për të hyrë në funksion për qytetarët.

/m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.