Territori shqiptar strehon 1/3 e florës dhe faunës mesdhetare

Territori shqiptar strehon 1/3 e florës dhe faunës mesdhetare

Territori shqiptar strehon 1/3 e florës dhe faunës mesdhetarehttps://ata.gov.al/2018/10/06/territori-shqiptar-strehon-1-3-e-flores-dhe-faunes-mesdhetare/Zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi deklaron për ATSH se “në mjedisin shqiptar janë shfaqur dhe dukuri që nuk kanë qenë më parë si ardhja dhe qëndrimi përgjithmonë i Flamingove. Ato tashmë kanë populluar lagunat e Karavastasë, të Nartës, Kune-Vain, ndërsa Pelikani Kaçurrel po popullon pjesën shqiptare të Liqenit të Prespës”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 6 Tetor 2018

TIRANË, 6 Shtator / ATSH.N.Lena/  – Ky konfirmim vjen nga zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi në një intervistë për ATSH.

“Në këtë mjedis rriten lloje të rralla drurësh dhe kafshësh që janë të rralla për vendet mesdhetare por dhe ato evropiane”, tha Çuçi  për ATSH.

Më tej, zv.ministrja shton se kushtet e krijuara pas moratoriumit të gjuetisë dhe të pyjeve, flora dhe fauna shqiptare ka pasur një hop sasior dhe cilësor të konsiderueshëm. “Janë rikthyer specie kafshësh e shpendësh që mendoheshin të zhdukura si Ariu i Murrmë, Dhija e Egër, Rrëqebulli i Ballkanit. Vajti deri në zhdukje specia e rrallë e Pelikanit Kaçurrel dhe e shumë specieve të tjera që tashmë janë kthyer në habitatin e tyre natyrorë dhe po shumohen me shpejtësi”, thekson Çuçi për ATSH.

Ajo shton se “në mjedisin shqiptarë janë shfaqur dhe dukuri që nuk kanë qenë më parë si ardhja dhe qëndrimi përgjithmonë i Flamingove. Ato tashmë kanë populluar lagunat e Karavastasë, të Nartës, Kune-Vain, ndërsa Pelikani Kaçurrel po popullon pjesën shqiptare të Liqenit të Prespës”.

Flora dhe fauna shqiptare tashmë e mbrojtur dhe e sigurt nga strukturat e ngritura pranë Ministrisë së  Turizmit dhe Mjedisit si DKZM, Agjencia e Mjedisit etj, të strukturuara dhe të kompletuara me specialist përkatës,po punojnë çdo ditë që flora dhe fauna të jetë e sigurt jo vetëm në Zonat e Mbrojtura, por në mbarë territorin shqiptar./a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.