TEKNOLOGJI – Tension i lartë SHBA-Kinë, mikroçipë për të përgjuar Apple dhe Amazon

93

UASHINGTON, 6 tetor, /ATSH-ANSA/ – Nëse do të vërtetohet do të ishte e bujshme, një goditje për Silicon Valley dhe një goditje e vërtetë për administratën e SHBA-së, pasi dyshohet se  Kina ka përdorur mikroçipë të vegjël për të depërtuar tek kompanitë amerikane të teknologjisë, si “Apple” dhe “Amazon”.

“Mikroçipët mendohet të jenë futur në serverat e gjigantëve të internetit dhe të teknologjisë së lartë, por edhe në ato të përdorura nga disa kompani që punojnë për qeverinë amerikane”, sipas medias vendase.

Lajmi bombë u bë në sajë të një hetimi nga “BusinessWeek” e revistës “Bloomberg”, e cila tregon se “hakerët kinezë të  Ushtrisë Kombëtare do të arrinin të merrnin të dhëna  të paktën në 30 kompani. Kjo në sajë të mikroçipëve që do të vendoseshin në serverët gjatë procesit të prodhimit nga kompania kineze ‘Super Micro’, e cila gjithashtu është e vendosur në Kaliforni dhe është e kuotuar në bursën Nasdaq”.

Me këto mikroçipë hakerat do të kishin akses  tek të dhënat e të gjitha operacioneve të tyre, me qellimin për të vjedhur informacionet e vlefshëm dhe të ndryshonin aktivitetin e gjigantëve si “Apple” dhe kolosit tregtar “Amazon”.

“Apple”, nga ana e tij, thekson se “kurrë nuk ka gjetur viruse me qëllim të keq dhe se nuk ka pasur kontakt me FBI-në në këtë drejtim”.

Pak ditë më parë Donald Trump tha se Kina po bën gjithçka për të ndërhyrë në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, kur amerikanët do të thërriten për të votuar për një pjesë të madhe të Kongresit.

“Kina ka nisur një përpjekje të paparë për të ndikuar opinionin amerikan publik,  në votën e vitit 2018 dhe atë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020”,  theksoi Sekretari i Shtetit  Mike Pence.  /os/ /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.