Shkodër- Nis puna për rikonstruksionin e rrugës Hidrovor-Dobraç, loti 1

TIRANË, 6 tetor/ATSH/- Bashkia e Shkodrës ka nisur punimet në rrugën Hidrovor- Dobraç, Loti 1 në Njësinë Administrative Rrethina, me një investim prej 74 milionë lekë.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge, pritet të përfundojnë brenda dy muajve.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “është hera e parë që ndërhyhet për rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila ka një impakt shumë të rëndësishëm për banorët, duke qenë edhe një aks lidhës me rrugën kombëtare”./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.