Rritje e rentës minerare nga 6% në 9%

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ – Qeveria parashikon t’i japë një zhvillim të vrullshëm industrisë minerare në vend, duke i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm të një sektori me kontribut të çmuar në ekonominë e vendit.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh të premten se, “duke qenë se duam zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së përpunimit vendase, kemi propozuar që në paketën e re fiskale për vitin 2019, një rritje të rentës minerare për eksportin e kromit nga 6% në 9%”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.