GJERMANI – Merkel: Ka ende të ardhme për automjetet me motor diesel

BERLIN, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Ka ende të ardhme për makinat me motor diesel në Gjermani për sa kohë që do të ketë përmirësime nga ana e prodhuesve të automjeteve, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Miliona shoferë gjermanë kanë shprehur pasiguri që kur një gjykatë vendosi në fillim të këtij viti se automjetet me motor diesel mund të ndalohen në disa zona për të luftuar ndotjen e ajrit.

Merkel tha në konferencën e saj javore se qeveria do të njoftojë javën e ardhshme masat për të reduktuar ndotjen që shkaktohet nga automjetet. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.