FRANCË – Interpoli i kërkon zyrtarisht informacion Kinës për presidentin e zhdukur

PARIS, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Interpoli i kërkoi sot zyrtarisht autoriteteve kineze që të japë informacione për presidentin e zhdukur të organizatës së policisë ndërkombëtare, Meng Hongwei.

“Interpoli ka kërkuar nëpërmjet kanaleve ligjore sqarime nga autoritetet kineze për presidentin e Interpolit, Meng Hongwei”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot.

Meng, një zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë, u zgjodh president i Interpolit në vitin 2016 dhe duhet të shërbejë deri në vitin 2020. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.