FOTO/“Urrejtja, gjysma e hakmarrjes”, një stof ballkanik nga shkrimtari Solomu në Tiranë

FOTO/“Urrejtja, gjysma e hakmarrjes”, një stof ballkanik nga shkrimtari Solomu në Tiranë

FOTO/“Urrejtja, gjysma e hakmarrjes”, një stof ballkanik nga shkrimtari Solomu në Tiranëhttps://ata.gov.al/2018/10/06/foto-urrejtja-gjysma-e-hakmarrjes-nje-stof-ballkanik-nga-shkrimtari-solomu-ne-tirane/Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare drejtuesja e Shtëpisë Botuese ”Toena” Irena Toçi u shpreh se ”gjatë 25 vite kjo shtëpi botuese herë është fokusuar tek letërsitë e mëdha, herë tek ato më të vogla të gjitha të rëndësishme për t’u njohur dhe për ti bërë njerëzit dhe kulturat e tyre më të afërta me kulturën tonë”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 6 Tetor 2018

TIRANË,6 tetor /ATSH A.ALLA/ – Botimet Toena në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan promovimin e romanit “Urrejtja gjysma e hakmarrjes” të shkrimtarit qipriot Emilios Solomou.

Në panel ishte i pranishëm autori i romanit Emilios Solomu, Kristo Pulla përkthyes i romanit, shkrimtarja Diana Çuli, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, dhe  Irena Toçi nga Shtëpia Botuese “Toena”.

Libri i autori Emilios Solomu, sjell për lexuesin shqiptar ura lidhëse midis dy shteteve Greqisë dhe Shqipërisë ku dallohen pika të përbashkëta në përballimin e vështirësive dhe të historisë së tyre.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare drejtuesja e Shtëpisë Botuese ”Toena” Irena Toçi u shpreh se ”gjatë 25 vite kjo shtëpi botuese herë është fokusuar tek letërsitë e mëdha, herë tek ato më të vogla të gjitha të rëndësishme për t’u njohur dhe për ti bërë njerëzit dhe kulturat e tyre më të afërta me kulturën tonë”.

”Libri i cili ne së fundmi kemi sjell për lexuesin në shqip i autorit qipriot Emilios Solomu ”Urrejtja gjysma e hakmarrjes” ka një stof ballkanik. Kjo sepse personazhet dhe ngjarjet në këtë libër zhvillohen në Greqinë fqinje, atë bashkëkohore të vitit 2013 në kulmin e krizës financiare kurse pjesa tjetër e romanit zhvillohet paralelisht në shek e XIX. Gjithçka që lëviz brenda këtij romani i cili ngjan si dy romane në një kanë gjëra shumë të përbashkëta me mentalitetin, me mënyrën tonë të jetuarit dhe me mënyrën tonë të mbijetuarit në kohë të vështira”, tha Toçi.

Irena Toçi vijoj se ”kjo është një mënyrë e mirë që nëpërmjet letërsisë ne të njohim njëri-tjetrin brenda vetes dhe kulturës tonë ballkanike, madje me një teleskop duke i zmadhuar ato ngjarje të cilat kanë ndodhur dhe kanë qenë të rënda për ne si ballkanas. Ky është një roman shumë i mirë epik, historik ,thriller historik-bashkëkohor nga i cili mund të marrësh një informacion shumë të pasur për historinë e Greqisë në fillimet e konsolidimit të shtetit të saj modern. Me këto botime ne i afrojmë më shumë lexuesit me librin dhe ky është dhe misioni jonë të botojmë libra nga gjuhët e huaj për të pasuruar fondin e madh të letërsisë shqipe”.

Autori i librit Emilios Solomu tha për ATSH-ën se,”ky titull ”Urrejtja gjysma e hakmarrjes” jep një panoramë që mbretëron sot qoftë në Greqi dhe në Qipro ,por besoj që dhe shumë vende të Europës do gjejnë veten brenda një titulli të tillë qoftë në ditët e sotme dhe në të kaluarën historike .Brenda këtij romani lexuesi shqiptar do gjej shumë elementë që përputhen me historinë e vendit tuaj.Kultura sjell më afër popujt dhe ngushton dallimet mes tyre dhe më afër na sjellin të vërtetat e mëdhaja që ne i themi dhe i pranojmë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.