“Çështja Nuhu”, Balla-Bashës: Po gënjen, javën tjetër në Gjykatë

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi sot kreun e PD-së, Lulzim Basha, për përfshirjen direkte në inskenimin e çështjes “Nuhu”.

“Jozefina Topalli do të mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren. “Babale 2” e kam njoftuar unë i pari në emisionin “Top Show” më 25 shtator. Dhe më pas më 26 shtator në mëngjes kam bërë një takim me gazetarë dhe kam njoftuar më pas konferencën për shtyp për të denoncuar përfshirjen e turpshme të Lulzim Bashës në këtë inskenim idiotesk”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se “edhe deputetët demokratë e dinë se Lulzim Basha po gënjen”.

“Nuk kam qenë në Fushë-Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish në gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të gënjyer i një kokrre gënjeshtari si Nuhu yt, o nuli i këtij vendi”, i drejtohet Balla, kreut të PD-së./m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.