BUENOS AIRES – Gjëndje e rëndë për presidentin argjentinas Fernando De La Rua

BUENOS AIRES, 6 tetor, /ATSH-ANSA/ – Ish-presidenti argjentinas Fernando De La Rua u shtrua të enjten pasdite në një klinikë private pas një infarkti kardiak, për të cilin mjekët praktikuan angioplastën koronare duke vendosur një stent, njoftuan  burime nga partia e tij radikale.

Sipas këtyre burimeve, “pasi u operu në Institutin e Diagnozës së Buenos Aires, kushtet e ish-shefit të shtetit, i cili është 80 vjeç, janë të qëndrueshme”.

Që prej vitit 2001, kur ai ishte në pushtet dhe majin e kaluar, De La Rua kishte pësuar disa goditje në zemër, që nga vendosja e stenteve.

De La Rua u detyrua të japë dorëheqjen më 20 dhjetor 2001, në sfondin e protestave të dhunshme  civile.   /os/ /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.