Basha: Gjatë muajit shtator janë mbyllur 1978 biznese

TIRANË, 6 tetor /ATSH/- Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se gjatë muajit shtator janë mbyllur 1978 biznese. Sipas Bashës, numri i bizneseve të mbyllura këtë shtator është sa dyfishi i vitit të kaluar.

Basha krahasoi muajin shtator të 2017 më shtatorin e 2018, e shpjegon se në shtator të 2017 u mbyllën 835 biznese. Ndërsa në shtator të 2018 u mbyllën 1978 biznese.

Ndërkohë që për gjatë gjithë vitit 2017 sipas kreut të PD, janë mbyllur 6069 biznese ndërsa në vitin 2018, 11292 biznese. o/l/./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.