“UN Women”: Bashkitë, hallkë kyçe për parandalimin e dhunës në familje

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ – Lufta ndaj dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore është vënë në fokus të bashkive bashkive dhe njësive administrative.

Organizata ndërkombëtare që operon në Shqipëri në drejtim të të drejtave të gruas “UN Women” ka bërë të ditur se bashkitë përbëjnë një nga hallkat kyçe të mekanizmit që lufton dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore.

Për këtë arsye “UN Women” bashkë me “Human Rights in Democracy Centre” po trajnojnë stafin e njësive administrative për shërbimet mbështetëse që duhet t’u ofrojnë të mbijetuarve të dhunës.

Pjesëmarrësit nga njësia 4, Dajti, Shëngjergji dhe Zall-Bastari, e vlerësuan trajnimin si shumë të rëndësishëm në lidhje me njohjen e ndryshimeve të fundit ligjore. Po kështu edhe praktikën e përgatitjes së kërkesave për urdhra mbrojtje për të mbijetuarat dhe koordinimin e veprimeve me institucionet e tjera përgjegjëse, anëtare të Mekanizmave të Referimit.

/z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.