UKRAINË – Inagurohet centrali i parë diellor në Çernobil

KIEV, 5 tetor /ATSH-AFP/ – Ukraina inaguroi sot centralin e saj të parë diellor në zonën shumë radioaktive përreth centralit të Çernobilit, ku në vitin 1986 ndodhi incidenti më i rëndë në historinë e bërthamores civile.

Centrali i ri numëron rreth 3 800 panele fotovoltaike të instaluara në 1,6 hektarë rreth 100 metra larg centralit të dëmtuar.

Fuqia e centralit diellor arrin shifrën simbolike prej një megavat që mjafton për të mbuluar konsumin e rreth 2 000 apartamenteve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.