TEKNOLOGJI – Volkswagen dhe Microsoft partneritet dhe revolucion dixhital

89

BERLIN, 5 tetor /ATSH-ANSA/ – Volkswagen dhe Microsoft kanë dhënë dritë jeshile për partneritetin që do të shohë dy gjigantët të bashkëpunojnë në transformimin dixhital dhe në revolucionin e automjeteve, në bazë të një marrëveshjeje që ishte bërë zyrtare nga bordi i grupit të Wolfsburgut më 28 shtator, theksoi kompania.

Prej vitit 2020, mbi pesë milionë automjete të reja Volkswagen do të mbërrijnë çdo vit në markat globale me sisteme të lidhjes totale si elementë aktivë nëpërmjet Cloud-it të ri Volkswagen Automotive, bazuar në platformën Microsoft Azure të Interneti ’’all thinks’’ (IoT).

Ndër objektivat e kësaj inovacioni do të jetë zbatimi i flotës së automjeteve të lidhura dhe të përbashkëta Volkswagen dhe të sistemit dixhital ‘Volkswagen We’.

“Partneriteti strategjik me Microsoft do të japë transformimin tonë dixhital me efektin e një turboje ‘’,  tha Herbert Diess, CEO i Volkswagen.

‘’ Microsoft me ekspertizën e saj ekskluzive teknologjike  është një partner jashtëzakonisht  i përshtatshëm. Së bashku, ne do të luajmë një rol kyç në formësimin e të ardhmes së mobilitetit të makinave”, shtoi ai./     /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.