PEKIN – Kina: Akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane qesharake

61

PEKIN, 5 tetor /ATSH-DPA/ – Kina kundështon fuqishëm akuzat e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence se ajo është përpjekur të minojë administratën Trump për zgjedhjet dhe çështjet e brendshme, raportojnë autoritetet kineze.

“Kjo nuk është tjetër veçse ngatërrim i së drejtës me të gabuarën dhe krijim i një diçkaje nga hiçi”, kundërshtoi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying.

”Kina ka mbajtur politikën e mosndërhyrjes në politikën e jashtme duke treguar me gisht SHBA, që për dekada të tëra haptazi dhe fshehurazi ndërhyn në politikat e brendshme të vendeve të tjera. Ne nuk kemi asnjë interes për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të SHBA”, shtoi ajo.

Akuzat e Pence u thanë në një fjalim të ashpër rreth marrëdhënieve SHBA-Kinë në institutin ”Hudson” në Uashington DC.

Ai akuzoi Pekinin për fillimin e një përpjekjeje të paparë për të ndikuar opinionin publik amerikan në zgjedhjet e vitit 2018 dhe ato presidenciale të vitit 2020.

Ai gjithashtu listoi shqetësime të tjera rreth Kinës duke përfshirë marrëdhëniet me Tajvanin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.