Paga mesatare në Shqipëri vazhdon të rritet

TIRANË, 5 tetor /ATSH/- Ministri i Financës dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha sot, se paga mesatare në Shqipëri vazhdon të rritet. 

Sipas tij, përmirësimi i tregut të punës ka krijuar terren të përshtatshëm për rritjen e pagës reale.

Duke cituar raportin e publikuar së fundi nga Banka Botërore, Ahmetaj bëri të ditur se, kemi rritje të pagës mesatare për një të punësuar. “Konsumi final i popullatës tregon se janë 12-të tre mujorë rrjesht që konsumi rritet dhe kjo është konseguencë e rritjes së ekonomisë dhe të të ardhurave të qytetarëve”, theksoi ministri i Financave.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, paga mesatare në shtet ka njohur rritje reale në fund të 2017 me 8%. Paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 61,600 lekë në fund të vitit 2017 me një rritje 11.5% në raport me vitin 2016, sipas të dhënave të INSTAT. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.