OSLO – Mukwege dhe Murad fitojnë çmimin Nobel për Paqen

Denis Mukwege dhe aktivistja jezidi, Nadia Murad fituan sot çmimin Nobel për Paqen për “përpjekjet e tyre për dhënien fund të dhunës seksuale si armë lufte gjatë konflikteve të armatosura”.

Mukwege kaloi pjesën më të madhe të jetës duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos duke mjekuar mijëra pacientë dhe duke mbrojtur të drejtat në emër të tyre.

Murad, një nga 3 000 gratë dhe vajzat jezidi, viktima të përdhunimeve dhe abuzimeve nga ISIS-i, ka folur hapur kundër këtyre fenomeneve.

”Murad ka treguar kurajo jo të zakonshme në tregimin e vuajtjeve të saj si një viktimë e përdhunimit dhe abuzimeve nga ISIS-i, ndërkohë që Mukwege është simboli më i madh i bashkimit, kombëtar dhe ndërkombëtar, në betejën për dhënien fund të dhunës seksuale në konfliktet e armatosura”, thuhet në deklaaratën e Komitetit Norvegjez të Nobelit.

Mukwege dhe Murad u zgjodhën përmes 216 personaliteteve dhe 115 organizatave./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.