Kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë, në sitën e Vetingut më 8 tetor

TIRANË, 5 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, Entela Prifti do t’i nështrohet Vetingut me 8 tetor”, shprehet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka shpallur kalendarin e Vetingut, ku cakton datën 8 tetor për të zhvilluar një seancë dëgjimore me subjektin, Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë.

Trupi gjykues e përbërë nga  Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja është caktuar të zhvillojë seancën dëgjimore. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.