FUTBOLL – Kriset marrëdhënia Rodrigez-Kovaç

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ – Ecuria e trajnerit Niko Kovaç tek ekipi i “Bajernit” nuk është nga më të mirat dhe këtë përveç rezultateve jo të mira, e tregon edhe sjellja e kolumbianit Rodrigez.

Gjatë një konference për mediet kolumbiani ka thumbuar trajnerin duke u shprehur se “ai nuk është më te ‘Eintrahti’ i Frankfurtit”.

Kovaç mbërriti në Bavari pas rritjes së reputacionit të tij në drejtim të ekipit të “Eintrahtit” duke fituar kupën e Gjermanisë, si dhe duke qenë edhe një nga pretendentët për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Sipas “BILD” mesfushori i “Bajernit”, i cili është në formë huazimi nga “Real Madridi” ka thumbuar trajnerin e tij në dhomat e zhveshjes, duke i thënë se “këtu nuk jemi në Frankfurt”.

Ky ‘sulm’ i kolumbianit erdhi pasi ky i fundit nuk u aktivizua në ndeshjen që përfundoi 1-1 mes “Bajernit” dhe “Augsburgut”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.