Edukimi mjedisor në kurrikulën e shkollave

VIDEO/ Edukimi mjedisor në kurrikulën e shkollave

Në një prononcim për ATSH, zv.ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi flet për një nismë të re në ruajtje të mjedisit shqiptar. Çuçi thotë se ”ruajtjen e mjedisit do ta shtrijmë edhe në programet mësimore në ciklin fillor të shkollave tona. Do të jenë disa lëndë që në përmbajtjen e tyre do të kenë edukim mjedisor”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 4 Tetor 2018

TIRANË, 4 tetor/ ATSH-N.Lena/ – Në një prononcim për ATSH, zv.ministrja e Mjedisit Ornela Çuçi flet për një nismë të re në ruajtje të mjedisit shqiptar. Çuçi thotë se ”ruajtjen e mjedisit do ta shtrijmë edhe në programet mësimore në ciklin fillor të shkollave tona. Do të jenë disa lëndë që në përmbajtjen e tyre do të kenë edukim mjedisor”.

Mjedisi shqiptar i krahasuar me vitet e shkuara këtë vit ka qenë më mikpritës përsa i përket pastërtisë dhe cilësisë së ajrit. Aksionet e vazhdueshme në pastrimin dhe heqjen e mbetjeve urbane dhe atyre të konsumit të përditshëm, grumbullimi në landfille apo përpunimi i tyre, ka bërë që ambientet publike dhe ato private të kenë një cilësi më të mirë përsa i përket pastërtisë.

Por, Çuçi thotë se: ”Jemi duke punuar për të hartuar paketa të veçanta ligjore që do t’i shërbejnë ruajtjes së mjedisit duke e kthyer këtë në një strategji ku në qendër nuk do të jenë më aksionet, por një vijueshmëri e përhershme në ruajtjen e mjedisit tonë”.

Zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi foli edhe për marrëdhëniet e kësaj ministrie me bashkitë në vend. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.