Teleferik në Sari Salltik/ Atraksioni i veçantë për pelegrinazh dhe turizëm

264

TIRANË, 4 tetor /ATSH/- Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i ka hapur rrugë ndërtimit të një teleferiku tjetër në Shqipëri pas atij në malin e Dajtit. Teleferiku i ri do të jetë në Sari Salltik, në malin e Krujës, që është 1176 metra i lartë dhe frekuentohet si vend i shenjtë pelegrinazhi.

KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin: “Pikë me interes religjioz dhe panoramik në Sari Salltik (teleferik) dhe ndërtimi i stacioneve dhe objekte shërbimi 1 kat, me
zhvillues shoqërinë “Urbatrans” sh.p.k”.

Shpella e shenjtë e malit të Krujës mban brenda shumë mistere. Pak kilometra nga qyteti në majë të Malit të Krujës, gjendet Shpella e Sari Salltikut, ku ndodhet edhe një teqe.

Nga mali, por edhe pikat më të larta të qytetit muze të Krujës mund të shikohet edhe deti Adriatik. Ndërtimi i teleferikut është një vlerë e shtuar dhe atraksion i veçantë që do të rrisë fluksin e vizitorëve, turistëve dhe atyre që vijnë enkas për pelegrinazh shpirtëror. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.