STUDIM: Të vdesësh për një ”selfie”, 259 viktima në pak vite

ROMË, 4 tetor /ATSH-ANSA/ – Të paktën 259 persona kanë humbur jetën gjatë periudhës 2011-2017 në mbarë botën ndërsa bënin selfie duke u përpjekur të merrnin një pamje ‘ekstreme’, sipas një studimi të botuar nga gazeta “Journal of Family Medicine and Primary Care’”.

Studimi që u realizua përmes klikimeve në internet me fjalët kyçe si “vdekje nga selfie”, ose “vdekshmëria selfie” bëri të mundur gjetjen e një informacioni për më shumë se 137 aksidente në mbarë botën, që shkaktuan 259 viktima nga tetori 2011 deri në nëntor 2017.

Mosha mesatare e viktimave, pothuajse tre të katërtat e të cilëve ishin meshkuj, ishte 22.9 vjet.

Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në Indi, pasuar nga Rusia, SHBA-ja dhe Pakistani.

/os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.