Ministeriali i NATO: Shqipëria vijon angazhimin në misionet paqeruajtëse

TIRANË, 4 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka merr pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s. Ministeriali i Mbrojtjes po mbahet në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Ministrja Xhaçka në fjalën e saj nënvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare për buxhetin kushtuar mbrojtjes. “Deri në viti 2024, buxheti për mbrojtjen do të jetë 2% e GDP. Pak ditë më parë u certifikuan 1 mijë efektive të këmbësorisë nën monitorimin e NATO. Certifikimi i grupbatalionit, përmbushje e standardeve dhe detyrimeve si anëtar i Aleancës. Shqipëria do të vijojë angazhimin në misionet paqeruajtëse”, tha Xhaçka.

Gjatë Ministerialit ministrja Xhaçka u takua me sekretarin amerikan Mattis dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg. Mattia e Stoltenberg vlerësuan angazhimin e Shqipërisë në operacionet e NATO-s. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.