John Legend, mbërrin albumi i parë i Krishtlindjeve

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ – Kantautori fitues i shumë çmimeve platin John Legend ka lajmëruar daljen për në 26 tetor të albumit të tij të parë të Krishtlindjeve “A Legendary Christmas”.

Albumi mban firmën e prodhimit ekzekutiv të Raphael Saadiq dhe këndon së bashku me Esperanza Spalding dhe Stevie Wonder, i cili luan në harmonikë “What Christmas Means to Me”.

Për të shoqëruar daljen e albumit Legend do të fillojë një turneun “A Legendary Christmas Tour”: në 25 data nga 15 nëntor-30 dhjetor në SHBA.

Këto janë këngët e krishtlindjeve të zgjedhura nga Legend: What Christmas Means to Me (feat. Stevie Wonder per armonica), Silver Bells, Have Yourself a Merry Little Christmas (feat. Esperanza Spalding), No Place Like Home, Bring Me Love, Merry Christmas Baby / Give Love on Christmas Day, Christmas Time Is Here, Waiting for Christmas, Purple Snowflakes, The Christmas Song (Chestnuts Roasting On An Open Fire), Please Come Home for Christmas, Wrap Me Up in Your Love, By Christmas Eve, Merry Merry Christmas. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.