JERUZALEM – Merkel: Gjermania ka detyrimin “e përjetshëm” për të luftuar antisemitizmin

JERUSALEM, 4 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi i saj është i vendosur të luftojë antisemitizmin, me rastin e vizitës së saj në Memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Jeruzalem, sipas mediave.

“Pothuajse 80 vjet më parë, komuniteti hebre në Gjermani u përball me një urrejtje dhe dhunë të paimagjinueshme”, theksoi kancelaria Merkel.

“Por, ajo që pasoi ishin krimet e pashembullta të Shoah, një shkelje e qytetërimit, kjo është arsyeja pse është përgjegjësi e përjetshme e Gjermanisë të përkujtojë këtë krim dher të luftojë kundër antisemitizmit, urrejtjes dhe dhunës”, shtoi kancelaria.

Merkel shkroi të njëjtat fjalë në librin e vizitorëve  në Memorialin e Yad Vashem-it.

/os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.