Investime të reja në infrastrukturën energjetike

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ – Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), u ka hapur rrugë investimeve të reja në sektorin e infrastrukturës energjetike.

Në mbledhjen e së mërkurës, KKT ka miratuar dy leje ndërtimi në infrastrukturë për objektin: “Ndërtim i rrjetit të ri elektrik 20 kV në Fushë-Krujë, Fideri F2, me vendndodhje në bashkinë Krujë dhe bashkinë Vorë”, me subjekt zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a dhe lejen e ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Borie Lurë 1”, në rrjedhën e përrenjve të kurorës së Lurës, degë e lumit Drin i Zi, bashkia Dibër, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ageta” sh.p.k dhe shoqërinë “Bajrami N” sh.p.k. /e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.