FOTO – Plantacione me agrume dhe ullinj në Rivierën shqiptare

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ – Fermerët shqiptarë gjithnjë e më shumë po i shfrytëzojnë tokat e tyre për mbjelljen e agrumeve dhe ullinjve, duke i kthyer në plantacione.

Si rezultat i politikave mbështetëse të ndërmarra nga qeveria shqiptare me anë të subvencioneve, fermerët në Jug të vendit, kanë zgjeruar edhe më shumë sipërfaqet e kultivuara me agrume dhe ullinj.

Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, ka publikuar disa fotografi me plantacione me agrume e ullinj në Konispol.

“Nëse mund të ekzistojë ndonjë foto me të cilën mund të krenohemi, është pikërisht kjo. Ky është rezultati i politikave mbështetëse dhe jo vetëm, të ndërmarra nga qeveria shqiptare për fermerët, për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë. Plantacione të agrumeve dhe ullinjve në Konispol. Cilësi të cilën nuk mund ta gjesh askund tjetër”, – shprehet Mamaj.

Bujqësia është një prioritet i qeverisë shqiptare, e cila me anë të granteve për këtë sektor synon stimulimin e fermerëve si dhe maksimizimin e eksportit për produktet “Made in Albania”. /k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.