Bunk’Art tregon historinë e tmerrshme të komunizmit, Teatri i ri me standarde

TIRANË, 4 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Historia e thellë e komunizmit nuk mund të tregohet pa mundësinë e një eksperience fizike, pasi prekja e Bunk’Art, në atë hapësirë të brendshme të persekutimeve dhe torturave, shohin çfarë ka ndodhur në Shqipëri, tha Kryeministri Rama, ndërsa shtoi se këto godina nuk kanë lidhje me Teatrin Kombëtar, që s’ka asnjë vlerë.

Duke folur për ndërtesat historike dhe monumentet e kulturës, mes kontrastit si Piramida, Bunk’Art, “Shtëpia me Gjethe” dhe Teatri Kombëtar, Rama tha se historia e thellë e komunizmit nuk mund të tregohet për fëmijët tanë, nëse nuk kanë mundësinë e një eksperience fizike.

Në vijim Rama shtoi se “fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë, aq më tepër në një mjedis si i yni, kur fliten shumë gjëra kot në njësinë e kohë, ju duken komplet pa lidhje. Ama kur shikon nga afër, kur e prekim bunkerin në versionin e brendshëm të asaj hapësire, të persekutimeve të torturave, kur shohim tek ai bunkeri tjetër atje paranojën dhe gjithë marrëzinë atje, dhe ndërtimin antiatomik për t’u mbrojtur nga sulmi antiimperialist dhe kur shkojnë te ‘Shtëpia me Gjethe’ e shohin gjithë atë sistemin e përgjimeve, kuptojnë realisht çfarë ka ndodhur në Shqipëri”.

Kjo është qasja, ndërsa përsa i përket Teatrit, ajo godinë nuk ka asnjë vlerë të krahasueshme me godinat monumente kulture që ne kemi vënë në mbrojtje. S’ka mundësi të ketë teatër me një skenë 8 m. Ndërtimi i një teatri të ri me standarde është zgjidhje”, – tha Rama. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.